Rikthehet “Njerëz dhe fate” në ekran, do ketë 10 seri të reja! “Flori” zbulon rolin e ri në film

“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij. Kështu ka deklaruar aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Unë kam hedhur diçka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme.

Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”,deklaroi ai. Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet.

Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej.

Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.