
Rikthehet në ekran “Rudina”, moderatorja zbulon kur nis sezoni i ri
Me fillimin e shtatorit, shumë emisione shqiptare rikthehen në ekran për një sezon tjetër të gjatē.
Edhe moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, ka njoftuar për rikthimin e emisionit të saj të pasdites në ekranin e Tv Klan.
Rudina ka zbuluar se emisioni i saj i përditshēm rikthehet në ekran në datën 7 shtator, në orën 17:00.
“Rudina” ka mbajtur para ekranit shumë shqiptarë që janë kuriozë të shohin personazhe të njohur të flasin për jetën e tyre, të dëgjojnë si trajtohen temat e aktualitetit apo kuriozitete e ngjarje të ndryshme.