Rikthehet Majk, pas “Ajo” vjen me “Kcen”

Reperi nga Kosova që mori famë të menjëhershme Kastriot Rexha (Majk), ka paralajmëruar videoklipin e tij më të ri, për të cilin pretendon që të bëhet shumë shpejt një tjetër hit. Kënga që ka si datë publikimi të hënën në ora 19:00 mban titullin “Kcen”. Artisti ka publikuar një pjesë të shkurtër të videos sa për të nxitur kureshtjen e fansave të tij. Klipi i ri vjen pas bashkëpunimit Kastriot Rexhës me Getoar Selimin për klipin “Ajo”, kënga që u shndërrua në hitin e verës pasi kaloi shifrën prej 22 milionë shikimesh në YouTube.