Rikthehet Madona Shqiptare, ja ku do e shohim këngëtaren që bëri bujë vite më parë

Elda Shabani, apo siç e njohim ndryshe edhe si Madona Shqiptare është rikthyer në Shqipëri dhe e shohim më aktive se kurrë.
Artisja me një karrierë 20-vjeçare po bëhet gati për albumin e saj të rradhës, të cilin do e shoqerojë edhe me klipe të reja. Të gjithë i mbajmë mend hitet e saj si ‘Luni luni me sevda’ , ‘Hajde zemra ime’, ‘Një jetë kemi ne’, etj.
Prej vitesh Madona jeton jashtë së bashku me familien e saj. Këngëtarja, e cila tashmë prej kohësh ka hapur edhe një sallon bukurie në Zvicër, e kemi parë në rrjetet e saj sociale, e angazhuar në fushën e bukiurisë.
Artistja simpatike tashmë edhe ‘estetiste’ ndodhet në kryeqytet pasi në datën 23 qershor do të organizojë një mbremje festive së bashku me koleget e saj tek Rosa Blu. Ftesat nga lokalet kanë qenë te shumta për të performuar live për dashamirësit e këngës popullore qytetare.
Story.al