Rikthehet Luljeta Bozo: Çfarë ishte tërmeti i së hënës dhe deri kur do vazhdojnë lëkundjet

ishfaqet inxhinierja Luljeta Bozo pas tërmetit të mbrëmshëm në orën 22:15 me një shkallë Rihteri 3.4, dhe epiqendër në Fushë Krujë. Qytetarët u alarmuan dhe disa tentuan të lënë banesat nga frika e ndonjë pasgoditjeje. Inxhinierja Bozo i ka qetësuar sërish njerëzit duke u thënë të rrinë të qetë dhe të rrinë brenda.

“Është një pasgoditje normale dhe njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen nëse janë në shtëpi të rregullta. Po ata që kanë pasur probleme nga tërmeti i 26 nëntorit varet nga dëmet. Ka mbaruar tashmë vlerësimi i dëmeve, nëse dëmet janë serioze dhe janë futur brenda pa u riparuar, nuk e di se si… sepse pasgoditjet e agravojnë gjendjen.

Për mua, mirë është që në momentin që bie tërmet njerëzit mos lëvizin nga vendi se më shumë ngatërrohen. Në momentin që mbaron dil përjashta por në momentin që bie, s’ke kohë të lëvizësh, aq më tepër të futesh nëpër ashensorë. Me këtë intensitet nuk ka rrezik. Edhe 4 Rihter nuk u bën gjë strukturave të sigurta”, – tha Bozo për News 24 teksa bëri një parashikim se deri kur mund të vazhdojnë pasgoditjet.

“Nga përvoja ime, tërmeti i 79-ës ka zgjatur 6 muaj, ishte më i fortë dhe më i thellë. Do njëfarë kohe, 7-8 muaj. Nga eksperienca se asnjëherë nuk i dihet”, – u shpreh inxhinierja.