Rikthehet “Gokhani”, aktorin do ta shohim në një serial të ri në ekranin shqiptar

Aktori Furkan Andiç është kthyer në të preferuarin e publikut pas rolit të tij të fundit në serialin “Lule të vetmuara”.

Në këtë serial aktori luante rolin “Gokhanit”, një djalë zemërgjerë, që sakrifikonte veten për njerëzit e tij të dashur.

Gokhan e përfundoi rolin e tij me një skenë të trishtë, që përloti të gjithë teleshikuesit. Megjithatë kemi një lajm të mirë pasi aktori Furkan Andiç do të rikthehet shumë shpejt në ekran.

“Revista Who” kishte bërë të ditur prej disa muajsh se TV Klan ka blerë serialin “Kudo bashkë” dhe së shpejti ky serial pritet të fillojë transmetimin.

Në këtë serial Furkan Andiç do të luajë krah aktores bukuroshe Aybuke Pusat. “Kudo bashkë” tregon historinë e dy të rinjve që përfundojnë në të njëjtën shtëpi gabimisht dhe asnjëri nuk pranon të largohet.

Pas zënkave, mes tyre lind dashuria dhe dy aktorët do të na mbërthejnë para ekranit me historinë e tyre./revistawho.com