Rikthehet Erion Korini, këngëtari hit i viteve 2000

Pas një shkëputje 10-vjeçare, Erion Korini është rikthyer në muzikë.

Këngëtari hit i viteve 2000 ka sjellë një bashkëpunim me Greis Kozeli, të titulluar “Verë e largët”.

Kjo këngë ështê pritur mjaft mirë, edhe pse ka fare pak që është publikuar. Erioni ka ndejtuar larg fokusit të mediave për vite të tëra dhe ky rikthim ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se disa këngë hit të Korinit kanë qenë Nuk meriton as të urrehesh, “Lejla”, “Kush ka faj” në bashkëpunim me Greta Koçin etj.

Gjatë kësaj periudhe ai ka punuar dhe vazhdon të punojë në RTV Ora.