Rikthehen “Backstreet boys”, ja si duket në këngën e re famozët e ’90-ës (Video)

Djemtë famozë në muzikën e ’90-ës “Backstreet Boys” kanë publikuar këngën e tyre të parë pas pesë vitesh, të titulluar “Don’t Go Breaking My Heart”. Në grupin vetëm me meshkuj janë; Nick Carter, 38 vjeç, Kevin Richardson, 46 vjeç, Howie Dorough, 44 vjeç, Brian Littrell, 43 vjeç dhe AJ McLean, 40 vjeç. Me një këngë ritmike dhe drita, të famshmit e viteve ’90-të janë rikthyer të rifreskuar dhe bashkëkohorë. Bashkëthemeluesi Kevin ndau kënaqësinë për këngën e parë nga albumi i tyre i patitulluar, duke thënë shkurtimisht për “Billboard” se ndihet shumë i lumtur. “Backstreet Boys janë grupi i vokalistëve amerikanë, krijuar në Florida në vitin 1993. Ndër këngët e tyre të njohura përmendim “I Want It That Way”, “As Long as You Love Me”, “Millennium”, etj.