Rike Roci merr kile gjatë festave, zbulohet dieta mesdhetare që po ndjek lojtarja më joshëse e “Big Brother”
Modelja Rike Roci, e cila u bë e njohur në Shqipëri pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, ka nisur një jetë e re pas famës si tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”. 26 vjeçare nga qyteti bregdetar i Durrësit bie në sy për format e bukura të trupit, pa u tunduar aspak për ndonjë ndërhyrjeje estetike. Ajo thotë se ka marrë pak kile, të cilat po përpiqet t’i largojë me një dietë mesdhetare dhe ushtrime në palestër. Rezulatet e kësaj diete do të na i tregojë me setin e ri të fotove artistike, që do të realizojë në muajin mars. Ndërkohë po ju sjellim dietën personale që Rike Roci po ndjek këtë fillim vit, për t’u rikthyer në formë ideale pas festave.
Mëngjesi dhe ushqimet me vakteve për 7 ditët e javës
Mëngjes: Një filxhan çaj pa sheqer, një filxhan gjysmë të skremuar qumësht, dy biskota, një racion djathë i butë.
Paradite: Përzierje agrumesh ose fruta sezonale.
Pasdite: Një frut sezoni ose një sallatë frutash të përziera, pa sheqer.
E hënë
Dreka: 60 ose 70 gram makarona me brokoli të zier, vaj ulliri ekstra të virgjër, tri bajame të copëtuara, perime të ziera të sezonit.
Darka: Supë me perime, dy vezë të skuqura.
E martë
Dreka: Pilaf me lëng pule, salcë me piper i zi apo erëza të tjera për shije, brinjë të ziera dhe të pjekura në furrë të gatuara në një tigan me domate.
Darka: Thjerrëza në një tigan, brokoli dhe lulelakër i gatuar me vaj ulliri dhe erëza për shije.
E mërkurë
Dreka: Bimë sezonale dhe spinaq të skuqur të përziera me erëza për shije, dhe fileto viçi me rozmarinë.
Darka: Supë perimesh me pak miell, dy brusketa me domate dhe rigon, dhe perime të ziera.
E enjte
Dreka: Turli me perime sezonale, një tas supë me elb dhe perime.
Darka: Supë perimesh dhe fasule, 120 gram gjoks gjeldeti i pjekur në skarë, sallatë të përzier me një spërkatje të farave të kungullit të grimcuara.
E premte
Dreka: Sallatë dhe çikore e pjekur në skarë, 60 ose 70 gram makarona me perimeve dhe ullinj.
Darka: Troftë e pjekur me patate, perime të përziera në avull.
E shtunë
Dreka: Sallatë, dy vezë omëletë me variacione djathi.
Darka: Krem i perimeve sezonale dhe 130 gram tavë pule me patate.
E diel
Dreka: 60 ose 70 gram makarona gruri në një tigan me lulelakër të gatuar në avull, dhe sallatë në fund.
Darka: Krem i perimeve sezonale dhe 130 gram tavë pule me patate.