Rike Roci flirt me futbollistin seksi, Ardian Cuculi? Ç’ndodhi në studion e Edi Manushit

Mbrojtësi i majtë në fushën e blertë, Ardian Cuculi ishte ulur po ashtu në krah të majtë të Rike Rocit mbrëmjen e së hënës në panelin e emisionit “Procesi sportiv”. Ish-lojtarja e “Big Brother”, e cila njihet si tifozja e famshme kuq e zi, ishte ftuar në këtë emision sportiv ndërkohë që ndodhet në Tiranë si pjesëmarrëse e “Dancing with the Stars” që nis më 23 mars në “Vizion Plus”. Në prezantimin e të ftuarve moderatori Edi Manushi, la të kuptohej se mes Rikes dhe Ardianit kishte nuhatur një flirt të mundshëm, para se të niste emisioni. Ai i kërkoi modeles nga Durrësi që jeton prej 24 vitesh në Itali t’i tregonte se çfarë biseduan të dy kur u takuan, duke u nisur nga pyetja që kishte bërë Rike për futbollistin shtatlartë nga Maqedonia (1.85 m) nëse ishte model apo jo. Ed Manushi e ngacmoi gjatë gjithë emisionit Riken, duke i kërkuar se me cilin futbollist italian i ngjasonte Cuculi si tifoze e Milanit që është. Ajo u përgjigj shkurt: “Me asnjë”, ndërkohë që për ngacminin tjetër të Manushit ” Si s’na the gjë për Cuculin!”, ajo i drejtua futbollistit simpatik në krah duke i thënë: “Do i thuash ti, apo t’i them unë…”, që nënkuptonte se Manushi s’duhet të vazhdonte më pasi po i vinte në siklet. /Story.al/