Rihapen kufijtë me Maqedoninë e Veriut, vendi fqinj vendos kushtet për udhëtarët

Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë me Shqipërinë. Por, ky vendim shoqërohet me disa kushte.

Si pasojë e pandemisë, nuk do të lejohet hyrja për turizëm. Nuk ka ende një daktë ekzakte për hapjen, edhe pse po parashikohet 1 korriku për nisjen e zbatimit të vendimit. Ata të cilët do të lëvizin për punë, duhet të pajisen me leje/konfirmim nga pronari i tyre. Disi më e lehtë do të jetë për studentët, të cilët do të kalojnë pa problem, duke shmangur edhe karantinimin 14-ditor.

Rregulla janë vendosur edhe për tranzitin. Në këtë rast, duhet të firmoset një deklaratë në pikën doganore në Maqedoninë e Veriut, për të bërë me dije se qendrimi do të zgjasë 5 orë, për tu nisur më pas drejt destinacionit final. Vendi fqinj u përball me një numër të lartë rastesh të reja dhe viktimash nga Covidi. Edhe situata në vendin tonë nuk po njeh përmirësim, duke vështirësuar kështu lëvizjen brenda rajonit.

Burimi: Opinion