Rihanna u shfaq në publik me barkun e rrumbullakosur, fansat të bindur për gjininë e fëmijës

Rihanna ka qenë gjatë këtyre 24 orëve në qendër të vëmendjes. Fotot e saj me barkun e rrumbullakosur rrugëve të New York po bëjnë xhiron e botës. Këngëtarja konfirmoi se është shtatzënë teksa shfaqej gjatë një shëtitjeje me partnerin e saj, A$AP Rocky.

Në fotot në fjalë 33-vjeçarja shihet e veshur me xhinse dhe një xhaketë rozë. E është pikërishtë ngjyra rozë e xhaketës që ka ngritur dyshime se ajo po prer një vajzë. Fansat janë të bindur se kji nuk është një rastësi dhe besojnë se këngëtarja ka zbuluar se është në pritje të një vajze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NEWS31 (@news31.al)

Rihanna përflitej prej kohësh se ishte në pritje të ëmbël por këngëtarja zgjodhi të heshte deri dje, ku mbante qëllimisht xhaketën rozë të hapur, duke treguar barkun e rrumbullakosur.

/News31