Rihanna ndahet nga i dashuri miliardier: “Djemtë më kanë lodhur jetën”
Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Rihanna ka qenë në një lidhje me miliardierin saudit Hassan Jameel. Por burime pranë këngëtares kanë treguar se së fundmi i ka dhënë fund marrëdhënies së saj. Madje ka qenë Riri ajo që ka mbyllur lidhjen duke thënë se është lodhur nga djemtë në jetën e saj. “Ata kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë, por Rihanna i dha fund lidhjes me justifikimin se është lodhur nga burrat”, ka treguar konkretisht i njëjti burim.