Rihanna ka një tjetër mënyrë për të shijuar shtatzëninë
Rihanna ka vizituar kampusin e “Çështjeve të Veteranëve” në Los Anxhelos. Burime për tabloidet zbuluan se këngëtarja ka qëndruar atje për disa orë duke dëgjuar problemet me të cilat ballafaqohen veteranët e këtij kampusi.
“Ajo ishte atje për të dëgjuar veteranët që jetonin në pronë. Rihanna kaloi orë të tëra duke dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre. Ajo ishte vërtet e interesuar dhe e shqetësuar”, tha një burim për Page Six.
Në vizitën e saj, Rihanna kishte veshur një xhup të zi, ndërsa u shoqërua nga ish-aktivistja e “Jaime King”, Sennett Devermont.
“Kam takuar Rihanna-n! Këngëtaren më të madhe. Ajo dhuroi rroba, ushqim dhe kujdeset për veteranët”,-tha një pjesëtar i kampusit.
Rihanna mbërriti në vendndodhjen jashtë Qendrës Mjekësore VA, e cila më parë njihej si një kamp për të pastrehët me një furgon plot me sende, duke përfshirë batanije, elektrik dore, letra higjienike, ujë, biçikleta dhe mini kasaforta./revistawho.com