Rihanna flet për shtatzëninë dhe frikërat pas lindjes së bebit: ‘Erdhi pa plan!’
Në intervistën e fundit të dhënë për Vogue, Rihanna tregoi se shtatzënia me A$AP Rocky ishte komplet e paplanifikuar. 34-vjeçarja, pozoi për kopertinën e majit të Vogue e veshur e gjitha me dantellë, një fustan të bardhë dhe sigurisht në të tjera foto me barkun e rrumbullakosur të zbuluar.
Gjatë intervistës, Rihanna tregoi me “detaje” sesa e frikësuar është vetëm sepse dëgjon histori nga gra të tjera që kanë patur probleme me depresionin pa lindjes, duke shtuar se frika më e madhe është “të dalë jashtë kontrrollit emocional” pas lindjes së bebit.
“Do të thoja se nuk e kam planifikuar këtë shtatzëni, por sigurisht as nuk kam planifikuar asgjë kundër saj. Unë s’ja kam idenë fare se kur ovuloj apo të bëj llogari të këtij lloji. Thjesht bëmë pak qejf. Pastaj bëra testin, nuk shpenzova më kohë. E thirra brenda dhe ja tregova. Më vonë e gjetëm veten tek zyra e doktorit dhe filloi rrugëtimi.”
Ndërkohë që fliste për frikërat e saj, Rihanna shtoi se masat kundër Covid do t’i prishnin planet e saj për të pasur prezent gjithë miqtë dhe familjarët, por patjetër tha se do të “mbante një festë në autobus” të parkuar jashtë.
Riri shtoi se gjëja më e rëndësishme që duhet të bëj tani është të mbajë balancat e jetës.
“Ekuilibri është sfida ime më e madhe, kështu ka qenë gjithmonë. Tani që në lojë futet dhe një qënie tjetër, gjërat ndryshojnë sërish. Gjithsesi, nëna ime rriti tre fëmijë dhe s’kishte fare mundësitë që kam unë, kështu që patjetër do ja dalë. Si do t’ja bëj s’jam akoma e sigurtë.”– u shpreh ajo në lidhje me mbarëvajtjen e bizneseve.
Rihanna dhe A$AP Rocky nisën romancën në 2020, por janë miq që prej 2013-it. Këngëtarja tha se iu desh një kohë shumë e gjatë për ta parë atë në mënyrë romantike.