Rihanna fiksimi i jetës së Chris Brown, tenton rikthimin pasi ajo la të dashurin
Para pak ditësh u mësua se Rihanna është ndarë nga Hassan Jameel dhe Chris Brown kërkon ta kapë në ajër rastin për ta rifituar ish-partneren e tij. Një burim pranë reperit tha për “Hollywood Life”: “Chris është shumë i lumtur që Rihanna nuk e mori Hassanin në premierën e filmit të saj (Ocean’s . Kjo është një shenjë që ajo e ka lënë me të vërtetë. Chris ka qenë duke e pritur këtë moment dhe është shumë i lumtur tani. Ende nuk ka folur me të, por Chris mendon se është çështje kohe dhe në momentin që do flasin, është i sigurtë që do të kthehen bashkë. Rihanna është fiksimi i jetës së tij”.Lidhja Rihanna-Chris Brown ka qenë e mbushur me skandale. Më i famshmi ishte episodi i dhunës, kur reperi rrahu keq yllin e pop-it, shkruan Top Channel.