Rihanna feston 31-vjetorin

Mbretëresha e muzikës pop, Rihanna mbush sot 31-vjeç. Ndër vite ajo ka arritur gjithmonë të befasojë me muzikën e saj, por dhe ‘look-un’ gjithmonë sexy. Riri është shfaqur herë pas here në evente të ndryshme të markave të njohura duke sjellë tendencat më të fundit të modës. Publiku ka arritur të memorizojë disa nga daljet më të suksesshme të saj, ku shkëlqimi i këngëtares ka qenë i paevitueshëm. Ne ju sjellim më poshtë disa nga daljet më të bujshme të ikonës së muzikës ndërkombëtare, shkruan Who.