Rihanna dhe reperi i njohur planifikojnë dasmën
Para pak ditësh,këngëtarja e njohur Rihanna zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me reperin A$AP Rocky.
Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Rihanna publikoi një foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur teksa pozonte me reperin. Disa burime kanë treguar për mediat se ata kanë nisur të planifikojnë martesën e tyre.
”Rihanna është mahnitur plotësisht nga ASAP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë dhe ai ka thënë të njëjtën gjë. Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para lindjes së foshnjës. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe ASAP është personi me të cilin ajo dëshiron të jetë përgjithmonë”, u shpreh një nga burimet. Gjithashtu sipas tij, dasma do të jetë në Barbados.