Ricky Martin promovon Shqipërinë: “Toka e Shqiponjave” është një nga vendet më miqësore që do të vizitoni
Edhe pak orë na ndajnë nga koncerti i këngëtarit të njohur botëror në Tiranë, Ricky Martin, edhe ky i fundit ka zgjedhur që të shijojë bukuritë e vendit tonë.
Pasditen e së mërkurës, ai zgjodhi që të kalonte temperaturat e larta në Durrës, duke ndarë dhe një foto në rrjetet sociale.
Mirëpo, artisti latin nuk është mjaftuar me kaq dhe e ka cilësuar në Instastory Shqipërinë si “Tokën e Shqiponjave” dhe një nga vendet më miqësore që ka vizituar ndonjëherë.
“Shqiptarët janë tepër miqësorë. Një nga gjërat më të mira të udhëtimit në ‘Tokën e Shqiponjave’ është se kudo që të shkoni, nga kryeqyteti në riviera, nga malet në qytetet historike, do të jeni të mirëpritur nga vendasit. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që do të vizitoni ndonjëherë”, ka shkruar Martin.
/abcnews.al