Ricky Martin ka zgjedhur këtë mënyrë për të mbrojtur kauzën e homofobisë (VIDEO)
Ricky Martin ka postuar në Instagram një video me bashkëshortin Jean Yosef ku shfaqen duke u puthur në buzë.
‘Jemi këtu për të përfaqësuar Sirinë dhe Porto Ricon! Vëlla, faleminderit që u bërë pjesë e këtij mesazhi’, shkruan këngëtari që merr pjesë në klipin e këngëtarit portorikan “Resident”, ku alternohen çifte nga e gjithë bota.
Ricky po kalon karantinën me bashkëshortin, artistin suedez me origjinë siriane, në një vilë të mrekullueshme në Californi së bashku me 4 fëmijët e tyre. Puthja merr më shumë rëndësi sepse në këtë vit festohet një përvjetor shumë i rëndësishëm për botën e LGBT.
Kanë kaluar 30 vjet që kur në 17 maj 1990 homoseksualiteti u hoq përfundimisht nga lista e sëmundjeve mendore në klasifikimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.