Ricky Martin e ka lënë Klaudia Pepën dy net pa gjumë

“Kur mora vesh që ishte Ricky Martin nuk ka fjetur dy net”. Kështu u shpreh balerina Klaudia Pepa kur kujton performancën me këngëtarin me famë botërore Ricky Martin, në skenën e ‘Amici’, në Itali.

Një moment shumë i bukur nga sukseset e shumta të balerinës shqiptare me famë në Itali, është risjellë në skenën e “Dance Albania” këtë të hënë – performanca e saj me yllin portorikan të muzikës, Ricky Martin, në skenën e “Amici”.

Balerina pohoi se ai moment do të mbetet i paharruar për të dhe se sot, pas kaq vitesh, ka ende i ka mbetur parfumi Ricky Martin-it.

“Kur mësova se do të ishte Ricky Martin, nuk kam fjetur dy net”,- tha Klaudia.