Ricky Martin bëhet baba për herë të tretë nga martesa brenda së njëjtës gjini

Këngëtari Ricky Martin është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në ‘Instagram’. Ai njofton se pas binjakëve ka ardhur në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Lucia. “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se jemi bërë prindër të një fëmije të bukur dhe të shëndetshëm Lucia Martin-Yosef. Kjo është një kohë e mrekullueshme për ne dhe mezi po presim të mësojmë se cfarë do na sjellë kjo vogëlushe.

Ricky-Martin-2

Vëllezërit e saj, unë dhe Jwan jemi të dashuruar marrëzisht me këtë vogëlushehttps, dhe e kemi nisur 2019 me dhuratën më të bukur që mund të kishim”,shkruan këngëtari në ‘Instagram’,sipas Who.Nga martesa brenda gjinisë me Jwan Yosef, Ricky ka edhe dy binjakë të lindur në vitin 2008, nëpërmjet një nëne surrogate.