Riccardo Cocciante do të vijë në Tiranë, skena ku do të këndojë

Festivalin i 56-të në RTSH do të mbahet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, nën drejtimin e Adi Krastës. Që natën e parë premtohet nga organizatorët se do të jetë një spektakël i garantuar me pjesëmarrjen e artistit 71 vjeçar të muzikës italiane, Riccardo Cocciante. Krijuesi i shumë melodive dhe refreneve nga “Margherita” e deri tek “Notre Dame de Paris”, i ka thënë “po” ftesës së RTSH-së për të kënduar në festival.