Rezarta Skifteri nuse, i mbush mendjen edhe Eranda Libohovës të martohet

Stilistja Rezarta Skifteri ka pozuar si modele e vërtetë e veshur nuse, me fustanet e biznesit të saj të ri. Ajo ka realizuar disa foto artistike me Ergys Zhabjakun, me fustanet e bardhë me të cilëve kishte veshur edhe ata transparentë. Mikeshat artiste me të cilat bashkëpunon e kanë komplimentuar në Instagram, duke e uruar për sipërmarrjen e re. Mes komenteve veçohet ai i Eranda Libohovës, e cila me pak humor thotë se Rezarta nuse po i mbush edhe asaj mendjen që të martohet.”Suksese zemër!Je më e mira. Epo tani do martohem dhe unë”, shkruan ajo shoqëruar me një emoji ku qesh me lot. /Story.al/