Rezarta Shkurta nuse pa rruaza, temina apo gurë/ Si ju duket kjo zgjedhje?

I jep fund fejesës çifti i njohur i këngëtarëve shqiptarë

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha celebruan dashurinë e tyre në martesë dy ditë më parë.

Këngëtarja veshi fustanin e nusërisë pas 17 vitesh në krah të ish-nipit të diktatorit, Enver Hoxha.

Dhe Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit foto nga ceremonia, me vello në kokë.

Ajo pozoi e lumtur krah bashkëshortit të saj dhe i dedikoi fjalë të ëmbla dashurie.

“Ma kujtojnë të afërmit se sa vite jemi së bashku, sepse mua me duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty…

Ti dua aq shumë dhe ato 3 thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po të bien dhe ti i ke aq problem! Unë të dua…

Të dua dhe kur me nevrikos…Edhe ankohesh për vonesat e mia.. Të dua për babin që je me princëshën e shtëpisë tonë…”– shkroi biznesmenja.

Çifti, prindër të një vajze, u martuan më 12 korrik dhe ceremoninë e zhvilluan në një jaht luksoz në det.

/Panoramaplus.al