Rezart Veleshnja largohet nga emisioni pas debatit në studio: “Nuk më takon të jem këtu”
Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar në “360gradë” në RTV Ora. Në të njejtin panel, i pranishëm ishte edhe Agim Doçi.
Poeti dhe Veleshnja kanë debatuar pas pyetjes së Doçit se çfarë pune bën Altin Basha. Pas përgjigjes së aktorit, replika e Doçit ka bërë që Veleshnja të ngrihet dhe të largohet nga emisioni. “Je kthyer në një ‘Zonë e Lirë’ e shkëlqyer!”, i ka thënë Veleshnja drejtuesit të emisionit, Artur Zheji.
Doçi: Çfarë punë bën ky Altin Basha.
Veleshnja: Altin Basha është regjizori i Portokallisë!
Doçi: Kur ka mbaruar?
Veleshnja: Nuk jam aq i vjetër, është i përgatitur dhe ka mbaruar në Londër.
Doçi: As më duhet gjë fare.
Veleshnja: Nuk flitet kështu profesor, është me dashakeqësi. Mua nuk më takon të rri këtu, se kjo është gjuhë rruge. Unë duhet të çohem tani. Unë jam i qetë dhe bëj humor, nuk jam sherrxhi.
Doçi: Po s’ke bërë humor qysh kur ke ardhur. Fillo e bëj humor dhe unë s’flas, se unë s’po shoh humor.
Veleshnja: Mua më the je aktori im i preferuar, tani e ktheve. Turi më duhet të iki se kam një familje, të të puth pak? Je kthyer në një “Zonë e lirë” e shkëlqyer!