Rezart Veleshnja: Ja “Bisha” që më bëri ky që jam në “Portokalli”, dhe aktorët që mbeten pjesë e show-t
Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja ka ndarë sot me ndjekesëit e tij në facebook një status ku rrëfen dekadën e tij si një nga shtyllat kryesore të show-t me rolet e tij. “Sot mbush 10 vjec në televizionin nr.1 në Shqipëri “Top Channel”. U rrita artistikisht në këtë shtëpi me prindër të mirë dhe të mençur! Një falenderim shkon për Altin (Bishën), që më bëri ky që jam! Ai që nuk harrohet është Ledio Lako, që ishte i pari që më shoqëroi në këtë skenë, edhe më mësoi hapat e para. Faleminderit të gjithëve që më mbështetët! Por mos harroni këtë javë në tv-në tuaj vjen “Portokalli” më lart se kurrë më parë, një super skenografi dhe numra surprizë pa fund nga Flor Binaj, Ledio Lako, Gazmend Paja, Marin Orhanasi, etj”, përfundon statusi i Rez Veleshnjës.