Rezart Veleshnja arratiset pranë të dashurës në Gjermani, ja kush është brunia e tij

Rez-Veleshnja-1

Aktori i disa roleve në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja është duke jetuar një histori të vërtetë dashurie. Këtë herë ai na ka prezantuar në rrjetet sociale me një vajzë brune në krah, ndërsa shkruan: “Dashuria ime S”, pra duke lënë kështu enigmë identin e plotë të saj. Kjo nuk është hera e parë që aktori publikon fotografi me të njëjtën vajzë, shoqëruar me dedikime dashurie. Çifti shfaqen në Gjermani, vendi ku flitet se jeton e dashura. Aktori ka shfrytëzuar mbylljen e sezonit “Portokalli” për t’iu gëzuar dashurisë fulltime.