Rez Veleshnja i “Portokalli-së”: Dua të jem baba me shumë fëmijë, të parin do e adoptoj
Është i famshëm me imitimet dhe rolet e tij në spektalin më të madh të humorit “Portokalli”, por në “Pop Culture” erdhi ndryshe. Rezart Veleshnja i “Portokalli-së”, apo siç njihet ndryshe edhe si “Betim Spërdhima”, si një nga personazhet që luan në këtë spektakël të “Top Channel”, foli për jetën e tij private. “I kam shumë qejf fëmijët. Por, për momentin nuk i dihet dhe mund të adoptoj një”, tha ai. Plani i tij është të jetë baba me shumë fëmijë. “Kam dëshirë të kem katër fëmijë, por me këtë ekonomi sot, është e vështirë të mbash katër fëmijë. Varet nga gruaja tani”, u shpreh ai. Kohët e fundit Rezi ka deklaruar se është në një lidhje serioze me një vajzë simpatike që jeton në Gjermani.