Rez Veleshnja heq dorë nga Ardit Gjebrea e Arian Çani, këtë sezon si Rudina Magjistari

Stafi i spektaklit të humorit “Portokalli” paralajmëroi se këtë sezon do të sillte në skenë personazhe të njohur të ekranit. Rezart Veleshnja që solli në show sezonin e kaluar dy moderatorë të “Tv Klan”, Arian Çanin dhe Ardit Gjebrenë këtë herë sipas mediaveai ka hyrë nën lëkurën e një personazhi femëror, pikërisht Rudina Magjistarit. E për të qenë sa me konkretë në asociimin e imituesit me të imituarën, këtë episod të ri në “Portokalli” e kanë titulluar “Rutina e pasdites”.