Rexhep Çeliku përcillet në banesën e fundit, njihuni me familjen që la pas
Vargu i përmotshëm i njerëzve i dha lamtumirën kryemjeshtrit të valles shqiptare, Rexhep Çelikut, që ndërroi jetë këtë janar, pas betejës së gjatë me një sëmundje të rëndë. Kolegët e brezit të tij dhe valltarët e ardhshëm bënë homazhe për rreth dy orë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Partnerja e tij e skenës, artistja Liliana Cingu u nda me të në këtë mënyrë titullin “Nderi i Kombit”. E pikëlluar nga humbja e tij, që e konsideronte më shumë sesa një vëlla, Cingu u shpreh për mediat: “Rexhepi kur hapte krahun pushtonte skenën, duartrokitjet e spektatorëve dhe thoshte se kjo ishte krenaria e vendit tonë, shqipja. Por ai nuk iku për të mos u kthyer, sepse krahët i hap edhe atje ku do të shkojë”. Duket se miqësia e tyre ka qenë e thellë, pasi Cingu shihet shpesh në fotot me të afërm të artistit. “Story.al” ju sjell fotot e familjes që artisti la pas, bashkëshortes dhe vajzave. Rexhep Çeliku lindi më 19 korrik 1954, dhe nga viti 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ai numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit. Çeliku për koontributin e tij brilant si valltar është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, dhe titullin “Nderi i Kombit” pak ditë para ndarjes së tij nga jeta në moshën 62 vjeçare, më 12 janar 2018.