Revista e famshme italiane publikon imazhet mbresëlënëse nga ceremonia e Sarës & Ledionit

Mbi një vit nga organizimi i dasmës VIP të çiftit Sara Hoxha dhe Ledion Liço, kompania e organizimit të ceremonisë VIP në Como të Italisë “lakecomoweddings” ka postuar një video të bukur në Insastory. Në pamjet e saj shfaqet kopertina e revistës së famshme italiane e dasmave luksoze “Grace Ormonde Wedding Style”.

Në videon e postuar shfletohet revista me personazhe kryesorë Ledionin, Sarën dhe djalin e tyre London Noor, në momentet më të bukura të ceremonies martesore.

Sara-2

Ceremonia e tyre e organizuar në Como të Italisë, u konsiderua dasma e vitit 2018, pasi gjithçka ishte ideuar me shumë kujdes në çdo detaj. Ceremonia ishte tërësisht private, duke qenë se të ftuarit nuk postuan në rrjetet sociale asnjë foto apo video nga ceremonia në altar, apo nga festa e mëvonshme./Story.al

Sara-3 Sara-4 Sara-5