Reuters: Papa del jashtë protokollit, shkon në ambasadën ruse në Vatikan për luftën në Ukrainë
Papa Françesku shkoi të premten në ambasadën ruse në Selinë e Shenjtë për t’ia përcjellë ambasadorit të Moskës shqetësimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës, në një largim të paprecedentë nga protokolli diplomatik.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se Papa kaloi rreth 30 minuta në ambasadë, e cila është afër Vatikanit.
“Ai shkoi për të shprehur shqetësimin e tij për luftën”, tha Bruni për Reuters. Bruni nuk komentonti mbi një raport që Papa, 85 vjeç, kishte ofruar ndërmjetësimin e Vatikanit.
Besohet se është hera e parë që një papë shkon në një ambasadë për të biseduar me një ambasador në një kohë konflikti. Të dërguarit e huaj zakonisht thirren nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit ose takohen me Papën në Pallatin Apostolik.