REPORTAZH/ Protesta e dytë për Klodian Rashën, momentet ‘pikante’ në foto dhe video! Nga lotët e Budinës, te vrapi i të rinjve

Protesta e dytë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha u shoqërua dje me akte të forta dhune nga protestuesit.

Edhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, turma e protestuesve nuk është ndalur.

Në shumë episode të rinjtë janë përleshur me forcat e rendit, ku kësaj radhe edhe efektivët e FNSH-së nuk janë treguar të kursyer për t’iu përgjigjur me gazlotsjellës, plumba gome, spraj me piper dhe autobotet që hedhin ujë me presion.

Fotografi i Panorama.al, Vlasov Sulaj ka fiskuar disa nga momentet ‘pikante’ të protestës, e cila u shoqërua me djegien e kazanëve të plehrave, prishjen e semaforëve, dritareve apo xhamat e institucioneve shtetërore.

Në foto janë fiksuar momentet kur të rinjtë ndiqen nga policia, por edhe çasti kur regjisori Robert Budina është përlotur para efektivëve të FNSH.

Pas përfundimit të protestës shumë të rinj janë arrestuar nga efektivet civil te policisë të cilët ishin përzier mes turmave.