REPLIKAT/ “Ti s’di të flasësh”, gazetari përplaset me Beniadën: Ik more, shko lëpihu llapazan

Në rubrikën “Në Trotuar” në E diell në Top Channel këtë të diel ka pasur një përballje mes Ronaldo Sharkës dhe Beniada Nishanit.

Ka qenë një koment i gazetarit që nuk i ka pëlqyer Beniadës dhe prandaj u vendosën në përballje.

“Nuk e kuptova pse të paska mbetur hatri kaq shumë me një koment,” tha Ronaldo.

Beniada: Ti zemra vogël të erdhi inat që nuk ece në Big Brother dhe nuk bëre asgjë aty.

Ronaldo: Ti mund të kesh arritur në finale të BBVip, por unë të paktën e kam një karrierë gazetareske jashtë, ndryshe nga ti që s’di të flasësh dhe i ke zënë vendin të tjerëve.

Beniada: Ik more, e kemi parë si shan njerëzit, shko lëpihu te Luizi, llapazan.