Reperja shqiptare prezanton për herë të parë të dashurin

Këngëtarja Gordana Kingji, që njihet me emrin e artit Baby Gee, ka festuar Shën Valentinin në një mënyrë shumë speciale. Ajo ka zgjedhur të prezantojë të dashurin e saj këtë 14 shkurt, megjithëse, deri më sot ka deklaruar se është beqare. Reperja e njohur publikoi disa foto krah djalit në fjalë dhe krahas tyre shkroi: “Shpresoj të keni pasur një ditë të bukur”. Pak më vonë ajo ka publikuar sërish një moment krah tij madje ka zbuluar edhe identitetin. Partneri i saj quhet Lim Hoti dhe së bashku kanë festuar në Tiranë mbrëmjen e 14 shkurtit, sipas Who.Edhe djali në fjalë ka uruar në ‘Instagram’ partneren duke e quajtur ‘my baby’. 22-vjeçarja deri tani nuk kishte pranuar që ka qenë e lidhur me dikë, por herë pas here kishte publikuar detaje që kanë ngritur dyshime.