Reperja shqiptare i jep fund lidhjes me menaxherin, nis bashkëjetesën me një tjetër menaxher të një kompanie të njohur
Reperja e talentuar, Melinda Ademi, është përfolur për një lidhje dashurie menaxherin e labelit “Panda”, Faton Aliu, rreth një vit më parë. Melinda ka qenë nën menaxhimin e këtij labeli, por duket se tashmë çdo gjë ka ndryshuar. Sipas “n’Zoom”, reperja i ka dhënë fund marrëdhënies me Fatonin dhe bashkëpunimit me “Panda”.
Reperja ka vendosur të jetë nën menaxhimin e “RedBox”, aty ku flitet se ka filluar me menaxherin e kompanisë, Granit Muhaxheri. Madje Melinda dhe Graniti kanë filluar bashkëjetesën në Prishtinë, duke marrë kështu hapa më seriozë në lidhjen e tyre.