Reperja qëllon për vdekje menaxherin e saj, publikohen pamjet tronditëse!
Së fundmi, një video e re e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kur një repere qëllon për vdekje menaxherin e saj. Videoja, e siguruar ekskluzivisht nga NBC6, tregon gruan që policia e identifikoi si Kevhani Camilla Hicks, duke qëlluar për vdekje personin në fjalë më 9 tetor. 27-vjeçarja po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së dytë. Videoja zbulon atë dhe një burrë tjetër duke u grindur pranë një makine të bardhë.
Më pas, videoja e tregon atë duke shikuar në një çantë, duke nxjerrë një armë dhe duke hapur zjarr disa herë. Viktima shihet duke vrapuar dhe duke u rrëzuar në rrugë, ndërsa Hicks i afrohet dhe vazhdon të qëllojë drejt tij. Sipas një raportimi, oficerët e policisë së Majamit iu përgjigjën një alarmi ShotSpotter në bllokun 2400 të Northëest 2nd Avenue, pranë Wynwood Walls dhe gjetën njeriun që u qëllua disa herë të shtrirë në tokë dhe Hicks me lëndime të forta aty pranë.
Burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, ndërroi jetë nga plagët e marra. Hicks gjithashtu u shtrua në spital para se të lirohej dhe të intervistohej nga policia. Në intervistën e saj në polici, reperja u tha detektivëve se ajo ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me menaxherin e saj, marrëveshje e cila u përshkallëzua. Hicks ndërkaq është arrestuar dhe të lirohet së shpejti me një garanci prej 50 mijë eurosh plus arrest shtëpie.
Top Albania Radio