Reperja e njohur rrëfen problemet me ankthin

Reperja e njohur, Nicki Minaj ka folur së fundmi për problemet e saj me ankthin.

Gjatë një bisede me James Cordon, muzikantja rrëfeu se kishte “më shumë vetëbesim” kur ishte më e re dhe hyri në industrinë e muzikës, ndërsa tani ajo lufton me ankthin.

“Unë mendoj se kur je grua dhe je në sy të publikut gjatë gjithë kohës, nëse nuk tregohesh e kujdesshme, ke pak vetëbesim sepse je duke u vëzhguar vazhdimisht,” tha artistja. “Unë thjesht nuk mendoj se është e natyrshme. Nuk është e natyrshme që një qenie njerëzore të ndihet gjithmonë sikur të gjithë po i kritikojnë.”

“Kur hyra për herë të parë në industri, pata këtë ndjenjë të mahnitshme lirie, sepse askujt nuk i interesonte se cfarë po bëja”, vazhdoi Minaj. “Dhe pastaj gjithcka ndryshon. Tani edhe nëse mbyll sytë gabim, ata do të kenë një histori të sajuar se pse i mbylla sytë në atë mënyrë.”

Për të menaxhuar ankthin, reperja tregoi se del nga rrjetet sociale, duke shpjeguar: “Sa herë që nuk jam duke përdorur rrjetet sociale dhe telefonin, kam një ndjenjë të madhe paqeje. Dhe atëherë e kupton se çfarë ka vërtet rëndësi. ”

Gjithashtu ajo deklaroi se mëmësia ka kontribuar në atë “ndjenjë paqeje”. Reperja mirëpriti fëmijën e saj të parë, të cilin e quajti Papa Bear, me bashkëshortin Kenneth Petty në shtator 2020.

Lapsi.al