Reperja e famshme zbulon publikisht arsyen se pse drogonte meshkujt dhe i vidhte kur ishte striptiste

Prej shumë kohësh reperja e famshme është treguar e sinqertë për ditët e saj si një striptiste, por Cardi B i ka tronditur të gjithë fansat me deklaratën e saj të fundit.

Një video alarmuese e publikuar në “Instagram”, shfaq Cardi B në një kohë kur ajo drogonte dhe vidhte njerëzit gjatë viteve të saj të punës nëpër klube.

Cardi-B-2

Videoja e tre viteve më parë tregon atë duke këmbëngulur se ajo gjithmonë ka punuar shumë dhe jeta kurrë nuk i ka dhënë asaj gjithçka gati.

Reperja e famshme nuk ka ndenjur aspak duarkryq dhe së fundmi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo ka treguar arsyen se përse ka bërë veprime të tilla.

“Po shoh në rrjetet sociale që videoja live që kam bërë para 3 vitesh është bërë virale. Në ‘live-in’ ku kam folur rreth gjërave që duhej t’i bëja në të shkuarën time, të drejta apo të gabuara, që duhet t’i bëja për të jetuar. Unë bëra atë që duhej të bëja për të mbijetuar!”, shkruan reperja disi e trishtuar.

https://www.youtube.com/watch?v=8vtPCeMC-Ms