Reperi shqiptar prezanton dy djemtë e rritur: Gjithçka e imja
Reperi i njohur, 2Po2 ka publikuar rrallëherë foto me njerëzit e tij më të dashur. Artisti ka zbuluar projektet e tij muzikore, megjithatë familjen e tij ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale.
Pavarësisht këtij fakti, reperi ka zgjedhur të ndajë një foto të dy djemve, të cilët ngjajnë si shokët e tij.
“Gjithçka e imja, Eron, Leon”, ka shkruar 2Po2 krah postimit më të fundit.
Kujtojmë se artisti nuk ka hezituar dhe t’i dedikojë fjalë dashurie partneres së tij prej kaq vitesh në projektet e ndryshme muzikore që ai ka sjellë.
revistawho.com