Reperi shqiptar na prezanton me gjyshin ‘cool’, kërcen i lumtur me këngët e tij

Ditën e djeshme reperi me origjinë shqiptare publikoi videoklipin e këngës së tij “My Year” në bashkëpunim me G-Eazy. Në këngë Gashi shprehet se gjithë arritjet ja dedikon Shqipërisë dhe në një sekuencë shfaqet edhe flamuri shqiptar. Ky detaj i bëri të gjithë krenar dhe prandaj klipi u prit shumë mirë.

G-Eazy-2

Madje reperi ka marrë konfirmimin për suksesin e këngës edhe nga gjyshi i tij, i cili duket se e ka pëlqyer shumë. Gashi ka publikuar në ‘Instagram’ një video, ku gjyshi i tij qesh dhe kërcen sipas ritmit të këngës. Duke qenë se të tilla këngë nuk pëlqehen shumë nga të moshuarit, duhet pranuar se gjyshi i Gashit është me të vërtetë shumë ‘cool’.

Kujtojmë se reperi shqiptar jeton prej shumë vitesh në SHBA, por gjithmonë është shprehur me shumë krenari për origjinën e tij. /revistawho.com