Reperi shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes së balonit gastrik

Është një nga emrat e rinj të muzikës shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Kik (@bigkikk)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Kik (@bigkikk)

Big Kik mori vëmendje për talentin e tij dhe që prej debutimit u shqua edhe për një detaj – peshën që ia dha edhe nofkën “Big”.

E mesa duket kjo i përket të kaluarës.

Reperi i është nënshtruar ndërhyrjes së balonit gastrik në një prej klinikave të Tiranës.

Ai ka ndarë eksperiencën e tij përmes një videoje në rrjete sociale ku ka deklaruar se krahas sportit, vendosi ta bëjë këtë ndërhyrje, të cilën ua rekomandon atyre që kanë probleme me mbipeshën.

Pak muaj më parë, i ftuar në Prive, kur u pyet se a do e ndërronte nofkën po të humbiste peshë, Big Kik u shpreh se do bëhet “Lil Kik”.

A ka ardhur koha, apo duhet të presim edhe pak muaj të efektit të balonit për të ardhur tek kjo pikë? /Prive.al