Reperi shokon Britaninë, në skenë me ‘kokën e prerë’ të kryeministrit Johnson në duar

Reperi britanik Slowthai ka ndezur polemika në ceremoninë Mercury Prize mbrëmjen e kaluar duke mbajtur në dorë një model të kokës së prerë të Boris Johnson.

Këngëtari bëri edhe thirrje ofenduese ndaj kryeministrit britanik në skenën Eventim Apollo të Londrës.

Slowthai-2

Transmetimi live i BBC u pre kur reperi mori në dorë kokën dhe ndërkohë dëgjoheshin në sfond duartrokitjet e publikut.

Por, në rrjetet sociale u kritikua kjo sjellje e Slowthai-t, me njerëzit që e cilësuan si “budallallëk”.