Reperi i njohur flet pa doreza: “Fama më ka dhënë vetëm seks”

Këtë javë, protagonist i intervistës “60 sekonda” në “Prive”, ka qenë reperi i njohur i hitit ‘Thirrëm n’telefon’, Granit Dërguti. Si çdo personazhi tjetër, edhe Granitit iu bë pyetja e ngacmuese për marrëdhëniet seksuale:”Fama të ka sjellë më shumë para apo seks?”, u pyet reperi i cili u përgjigj duke buzëqeshur: “Seks”. I njohur për bashkëpunimet e tij me Capital T, Graniti gjithashtu tregoi këshillën më me vlerë që i kishte dhënë miku i tij këngëtar: “Punë, punë dhe vetëm punë”, tregoi reperi i ri.