Reperi ndryshon *sërish* orientimin seksual

Lil Nas X njihet si një reper goxha i lezetshëm, i cili nuk ka aspak frikë të guxojë. Që prej vitit 2019, Lil Nas X ka dalë hapur si homoseksual, ndërsa tani, ka ndryshuar orientim seksual, sepse vit i ri, dëshira të reja.

Lil Nas X bëri një postim në Twitter dhe njoftoi se është paaak biseksual, që do të thotë se mund të kryejë marrëdhënie seksuale me gra dhe me burra.

“Tregohuni të sinqertë, do të nxeheshit me mua nëse mendoj se jam paaak biseksual?”, shkroi ai.

Gjithashtu, artisti u parapriu komenteve dhe memeve, pasi tha me shaka se kjo është hera e fundit që del hapur, duke nënkuptuar se nuk beson ta ndryshojë më seksualitetin.

Por, presim, viti dhe jeta janë të gjatë…

Anabelmagazine