Reperi Moss Della arrestohet në Belgjikë?

Reperi problematik Moss Della është arrestuar sërish, kësaj radhe në Belgjikë.

Atje po qëndron prej kohësh, reperi nuk i ka shpëtuar prangosjes nga forcat e rendit.

Faqe të ndryshme në rrjete sociale kanë publikuar pamje të arrestimit të tij në Bruksel, çka ka bërë që reperi të reagojë përmes Instagramit të tij.

Duke e konfirmuar zhvillimin në mënyrë indirekte, ai është shprehur:

“Erdh dellashi apet pa merak”.

Nuk dihet nëse mesazhin e ka shkruar nga burgu apo ai është liruar nga forcat belge të rendit. /Prive.al