Reperi i famshëm në luftë me koronavirusin, prej ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Reperi i njohur amerikan Jeremih vazhdon të luftojë me Covid-19, ndërsa agjenti i tij ka konfirmuar se është në terapi intensive dhe është në gjendje të rëndë. 33-vjeçari për momentin ndodhet në një qendër spitalore në Chicago, ku është i shtruar prej ditësh. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Jeremy Phillip Felton, në fakt po mbahej në jetë nga ventilatori, megjithatë tani duket se është përmirësuar, edhe pse vazhdon në gjendje të rëndë shëndetësore. Përfaqësuesi i tij tha për “Variety”:

J u hoq nga ventilatori. Ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë. Duhet të lutemi për të.

Përditësimi për shëndetin e tij vjen pasi familja e reperit ju drejtua me një deklaratë fansave dhe ndjekësve të tij, ku i kërkonte që ta merrnin pandeminë seriozisht, teksa vetë ai po luftonte për jetën. Sipas tyre, virusi i ka sulmuar trupin dhe Jeremih po lufton me pasojat që i ka lënë.

Doktorët dhe familja janë shprehur se gjendja e tij është e rrallë për një djalë të ri, të moshës së tij, i cili nuk ka as sëmundje të tjera shoqëruese. Ata bën thirrje për të gjithë ata që infektohen, të cilët duhet të njoftojnë menjëherë njerëzit e afërt, pasi duhet të ndihen përgjegjës edhe për shëndetine e tyre, ndërkohë që falenderuan fansat për mesazhet e dashurisë dhe lutjet.

Një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë më të afërt të Jeremih, reperi 50 cent, në një postim në Instagram të pak ditëvë me parë, konfirmoi lajmin se ai ndodhej në spital dhe po luftonte me koronavirusin.

Po ashtu edhe reperë të tjerë të famshëm i kanë uruar shërim të shpejtë artistit, mes tyre Chane The Rapper apo Big Sean.

/News31

Burimi: Metro.uk