Reperi i famshëm në gjendje kritike për jetën
Reperi Earl Simmons, më së miri i njohur me emrin skenik, DMX, vazhdon të qëndroj i hospitalizuar dhe në gjendje të keqe shëndetësore.
Sipas raportimeve në media, bëhet e ditur se reperi është në gjendje kome kjo pasi kishte pësuar sulm në zemër gjatë fundjavës. Po ashtu është bërë e ditur se ai ka pësuar dëme të mushkërive dhe trurit dhe aktualisht nuk ka asnjë aktivitet të trurit.
Të premten e kaluar, artisti 50-vjeçar ishte dërguar me urgjencë në spitalin “White Plains” në New York, pasi mjekët emergjent e kishin pranuar një thirrje nga policia. Disa burime mediale e kanë cituar sulmin e tij në zemër si pasojë e mbidozës me drogë, por avokati i reperit, Murray Richman, nuk i ka konfirmuar këto spekulime.
Disa prej familjarëve dhe miqve të yllit DMX kanë pasur mundësi ta takojnë në spital, derisa të tjerët janë mbledhur jashtë dhomës ku ai po trajtohet duke u lumtur për shërimin e tij të plotë.