
Reperi i famshëm bëhet baba për herë të gjashtë, mirëpret në jetë sërish binjakë
Binjakët e Nick Cannon dhe Abby De La Rosa kanë ardhur në jetë. Lajmin e ëmbël e zbuloi partnerja e reperit dhe komedianit të njohur në një postim në Instagram.
Ajo publikoi një video në shtratin e spitalit duke mbajtur në krah binajët, Zion and Zillion, të cilët i mirëpritën në jetë në fillim të kësaj jave.
“14 qershor 2021! Mirë se vini në jetë Zion Mixolydian Cannon dhe ZIllion Heir Cannon,”– shkroi Abby De La Rosa krahas imazhit.

Nick Cannon expecting twins
credit Aleah clark
https://www.instagram.com/p/CNizGELsmQ0/
Ndërkohë që De La Rosa është bërë nënë për herë të parë, reperi ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.
Nick Cannon është babai i binjakëve 10-vjeçarë, vajzës Monroe dhe djalit, Moroccan me ish bashkëshorten, Mariah Carey.
Gjithashtu ka dy fëmijë me modelen Brittany Bell, një vajze 6-muajshe, Powerful Queen Cannon dhe djalin 4-vjeçar Golden Cannon.
/Panoramaplus.al